Dieta

Gjatë kësaj diete dyjavore mund të llogarisni në humbjen e deri shtatë kilogramëve. Dy-tri ditët e para mund të jenë të vështira, por pastaj çdo gjë shkon shumë lehtë.

Mund ta mbani në çfarëdo stine, sepse ushqimet e përfshira në këtë dietë janë në dispozicion gjatë tërë vitit. Dieta ka dy cikle, respektivisht çdo ditë përsëritet pas një periudhe të caktuar, në kllapa mund të shihni kur duhet të përsërisni menynë.

Dita e parë (dita e 13-të)
Mëngjesi: kafe e zezë;
Dreka: dy vezë të ziera mirë, sallatë nga lakra e zierë me vaj bimor, një gotë lëngu domatesh pa kripë;
Darka: peshk nga skara ose i zier.

Dita e dytë (dita e 11-të)
Mëngjesi: kafe e zezë, një copë bukë e zezë;
Dreka: peshk nga skara ose i zier. Sallatë perimesh ose lakre;
Darka: 200 g mish lope i zier, një gotë jogurt;

Dita e tretë (dita e 8-të)
Mëngjesi: kafe e zezë, bukë e thekur (nga buka e zezë);
Dreka: një kungull i njomë i madh i pjekur, mollë;
Darka: 2 vezë të ziera shumë, 200 g mish lope i zier, sallatë nga lakra e freskët me vaj bimor.

Dita e katërt (dita e 9-të)
Mëngjesi: kafe e zezë;
Dreka: vezë të ziera mesatarisht, 2 karota të mëdha të ziera me vaj bimor, 15 gramë djathë i fortë;
Darka: pemë.

Dita e pestë (dita e 10-të)
Mëngjesi: karotë e freskët me lëng limoni;
Dreka: një peshk i madh i zier ose i pjekur, një gotë lëng domateje pa kripë;
Darka: pemë.

Dita e gjashtë (dita e 14-të)
Mëngjesi: kafe e zezë;
Dreka: gjysmë pule e zier, sallatë lakre ose karotë me vaj bimor;
Darka: 2 vezë të ziera, sallatë perimesh.

Dita e shtatë (dita e 12-të)
Mëngjesi: çaj pa sheqer;
Dreka: 200 g mish lope i zier, pemë;
Darka: zgjidhni darkën nga cilado ditë, përveç ditës së tretë. Të dhëna shtesë:

Me këtë dietë është e obligueshme shëtitja të paktën 30 minuta në ditë. Gjatë ditës duheni të pini një litër ujë me pak gaz me lëngun e një limoni, më së miri kur ndieni etje, e jo gjatë kohës së shujtës.