Këshilla për moshën 45 +

 

 

Rritja e konsumimit të ushqimeve të përpunuara dhe mungesa e aktivitetit fizik ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e gjumit. Aktualisht, 30% e amerikanëve vuajnë nga pagjumësia, ndërsa çdo i treti person përjeton një krizë të gjumit gjatë jetës së tij. Në total janë mbi 70 milion amerikanë që vuajnë nga çrregullimet e gjumit.

Këto statistika janë një dëshmi që në ditët e sotme problemi i pagjumësisë është më prezent se asnjëherë më parë.

Rëndësia e gjumit:
Gjatë gjumit, trupi i njeriut “ristartohet” dhe e shëron vetveten. Në fakt një gjumë i mirë shmangë problemet mendore dhe fizike.  Gjithashtu mungesa e mjaftueshme e gjumit shkakton depresion, plakje të parakohshme të lëkurës dhe humbje të peshës.

Mungesa e gjumit shkakton:
– sulm në zemër
– shtypje të lartë të gjakut
– diabet
– depresion
– plakje të lëkurës
– humbje të peshës etj.

Si ta përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj?
Një nga mënyrat më të lehta për të përmirësuar kualitetin e gjumit tuaj është thjeshtë duke u kujdesur për pozicionin tuaj të fjetjes.

Hulumtuesit kanë gjetur se të fjeturit në anën e majtë sjell këto benifite:

  1. Ndalon thartësirën në lukth
    Duke fjetur në anën e majtë, ju do të shmangni kthimin e acideve në ezofagun tuaj. Një gjë e tillë ndodhë për shkak të gravitetit i cili i lokalizon acidet në stomak.
  2. Ndalon gërhitjen
    Ky pozicion i të fjeturit i hapë rrugët e frymëmarrjes. Duke fjetur në anën e majtë ju do të mbani gjuhën dhe muskujt e fytit në një pozicion neutral dhe jo pengues për procesin e frymëmarrjes.
  3. Përmirëson sistemin e tretjes
    Duke fjetur në anën e majtë ju do të shmangi presionin mbi mëlçinë tuaj dhe do të rrisni aftësinë e thithjes së lëndëve ushqyese.
  4. Përmirëson shëndetin mendorë
    Hulumtuesit kanë zbuluar se duke fjetur në anën e majtë, ju do të jeni në gjendje të ndihmoni trurin tuaj në filtrimin e “mbeturinave” dhe në shmangien e sëmundjeve të tilla si “Alzheimer”.
  5. Përmirëson qarkullimin e gjakut
    Ky pozicion i të fjeturit ndikon pozitivisht në qarkullimin e gjakut gjatë natës. Në fakt, duke fjetur në anën e majtë ju do largoni presionin mbi venat “kava” (venat më të mëdha në trup), të cilat janë të lokalizuara në anën tuaj të djathë dhe që e furnizon me gjak anën e djathë të zemrës./shendetisot.com