Bukuri

 

 

Mënyra më e thjeshtë për parandalimin e prishjes së dhëmbëve është duke i larë ato me sodë të bukës.

 

Soda për pjekje nuk përmban përbërësit kimik të cilët gjenden në pasta të ndryshme. Soda është gjithashtu natyrale dhe e lirë.

 

Ajo është shumë e dobishme për dhëmbët pasi që është shumë efektive kundër baktereve, tartarit dhe prishjes së dhëmbëve.

 

Lageni me ujë furçën e dhëmbëve tuaj dhe zhyteni atë në sodë buke për të krijuar një pastë natyrale të dhëmbëve. Lani dhëmbët dhe më pas shpërlajeni gojën. Për të rritur efektivitetin dhe për ta bërë gojën tuaj të ndjehet e pastër dhe e freskët, shtoni pak kanellë ose vaj mente.

Dhëmbët tuaj do të jenë më të bardhë dhe pa njolla pasi t’i lani me sodë.