Bukuri

 

Shumë njerëz me flokë të dredhura preferiojnë ti mbajnë ato të drejta. Për të arritur këtë ata shpeshëherë përdorin mjete të ngrohta dhe kimikate të dëmshme të cilat përveq që e dëmtojnë shëndetin e flokut gjithashtu shkaktojnë rënie masive të tyre për periudha afatëgjata.

Sidoqoftë, kjo maskë e re do të ju ndihmoj që ti drejtoni flokët tuaj në mënyrë natyrale dhe gjithashtu të përmirësoni kualitetin e flokëve tuaj .

 

Përbërësit:
1 gotë qumësh i kokosit.
2 lugë gjelle vaj ulliri.
4 lugë gjelle lëng limoni i freskët.
3 lugë gjelle miell misri organikë.


Udhëzime:
– Përzieni në mënyrë të ngadaltë miellin me lëngun limonit.
– Në një gotë të veçantë, përzieni vajin e ullirt me qumështin e kokosit .
– Hedhni në një tigan të dy përzierjet dhe vendosni në temperaturë të mesme.
– Pasi që të arrini një masë konsistente largojeni nga temperatura.


Përdorimi:
– Aplikojeni në flokë dhe bajeni ashtu pë 1-2 orë.
– Pastroni dhe stiloni si zakonisht.
– Përsëriteni një ose dy herë në javë për rezultate më të mira.
– Ruajeni në frigorifer për ta përdorur më vonë./shendetisot.com