Tonifikoni këmbët tuaja më këto ushtrime nga shtëpia
Askujt nuk i pëlqen që të mbajë dhjam rreth kofshëve të tyre. Ekëzistojnë metoda të ndryshme për eleminimin e dhjamit nga kofshët por shumë nga këto metoda janë ose dieta strikte ose ushtrime të rënda fizike të cilat janë të papërballueshme për shumë njerëz.
Sidoqoftë, disa ushtrime të prezentuara së fundmi nga disa trajnerë profesionistë amerikanë, po rezultojnë mjaftë të suksesëshme në eleminimin e dhjamit nga këmbët.
Këta trajnerë përveq ushtrimeve ju sygjerojnë gjithashtu që të bëni edhe disa ndryshime në mënyrën tuaj të jetesës. Ata ju sygjerojnë që të hani sa më pak ushqime që përmbajnë yndyrëra dhe të konsumoni sa më shumë ujë.
Ndër të tjera, preferohet që çdo orë gjatë orarit të punës apo aktiviteteve shtëpiake, të ndani disa minuta dhe të shtrini këmbët në dysheme. Kjo gjë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në këmbët tuaja.
Në videon e mëposhtme janë paraqitur disa ushtrime të cilat ndikojnë në eleminimin e dhjamit nga këmbët./shendetisot.com