Këshilla për moshën 45 +

Ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e smëundjeve të zemrës. Në 25 vitet e fundit, obeziteti dhe diabeit kanë tejkaluar duhanpirjen dhe hipertensionin si faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Ushqimi i shendetshëm luan një rol të rëndësishëm për shmangjen e sëmundjeve të zemrës . Më poshtë mund të gjeni një listë me top 5 ushqime të vërtetuara shkencëtarisht që përmirësojnë shëndetin e zemrës.

  • Hudhra
    Hudhra e mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e tij. Përbërja kryesore që posedon hudhra është alicina, që ka ndikim kundër viruseve, helmimeve, parazitëve të ndryshëm dhe antioksidues. Pos kësaj, përdorimi apo konsumi i hudhrës në mënyra të ndryshme e rregullon apo stabilizon shtypjen e gjakut, pastaj e rregullon sasinë e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.
  • Lëngu i shegës
    Shega përmban substanca aktive të cilat ndihmojnë në ruajtjen në mënyrë të shëndetshme të arterieve dhe sistemit kardiovaskular në përgjithësi. Shega largon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, infarktin dhe krizat në zemër.
  • Salmoni
    Salmoni është i pasur me acid yndyror omega-3. Ky peshk sjellë shumë përfitime për shëndetin e zemrës së njeriut. Konsumi i rregullt i salmonit shmangë shumë sëmundje të zemrës.
  • Çokollata e Zezë
    Mund të ju duket e pabesueshme por çokollata e zezë e përmirëson shëndetin e zemrës. Ajo shërben si antioksidantë për të parandaluar kolesterolin e keq dhe për të rritur koleterolin e mirë.  Përmbajtja e saj  me 70% kakao dhe me nivele minimale të sheqerit parandalojë shumë sëmundje kardiovaskulare.
  • Arrat
    Arrat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës. Duke i konsumuar të paktën 5 grushta arra në javë ju do të jeni në gjendje të shmangni shumë sëmundje kardiovaskulare. Arrat reduktojnë kolesterolin e keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë. Ato gjithashtu përmbajnë acid yndyror Omega-3./shendetisot.com