Këto ushqime ju shkaktojnë probleme me tretjen
Në jo pak raste e ndjejmë barkun të fryrë dhe ndihemi shumë në siklet. Ndoshta keni ngrënë shumë, ose ndoshta disa ushqime të kombinuara bashkë, ju kanë bërë keq.
Për të shpëtuar nga problemet me tretjen janë disa ushqime që nuk duhen konsumuar bashkë, për shkak se na rëndojnë dhe na bëjnë të ndihemi të fryrë.
Mbajtja e gotës me ujë gjatë ushqimit është një gjë që shihet në tryezat tona, por kjo është një gjë e gabuar, pasi shkakton fryrjen e barkut, gjithashtu kripa e tepruar në sallatë na shkakton një urgusje që na shqetëson, nëse çajin e keni pirë me mjaltë, dijeni se nuk e favorizon tretjen, përkundrazi.
Ngrënia e frutave paralelisht me ushqimin është një veprim që e rëndon barkun, ashtu si kombinimi i proteinave me brumërat, apo i ushqimit me alkoolin. Edhe mëngjesi ideal i një gote qumësht me banane, apo i vezës me proshutë, është shumë i dëmshëm për procesin e tretjes.