Këshilla për moshën 45 +

Shumë njerëz përkundër nivelit të lartë të kolesterolit të keq në gjak, vazhdojnë të ushqehen me produkte jo të shendetshme dhe rezultati i këtij rrugëtimi zakonisht përfundon me fatalitet.

 

Prandaj, nëse dëshironi të reduktoni rrezikun e sulmit në zemër ose në tru, atëherë ju duhet të jeni të sigurtë që arteriet tuaja janë të pastra dhe elastike.
Duke e marrë parasyshë që medikamentet që merren për zvogëlimin e nivelit të kolesterolit të keq në gjak janë zakonisht me shumë efekte anësore, disa studiues kanë dalur me një recetë që në mënyrë natyrale i mbanë arteriet tuaja të shëndetshme duke i pastruar duke parandaluar ngurtësimin e tyre.

 

Përbërësit:
-1 filxhan lëng limoni
-1 filxhan xhenxhefil i bluar
-1 filxhan thelpinjë hudhre
-1 filxhan uthull molle
-3 lugë mjaltë organike
Udhëzime:
– Ziej të gjithë përbërësit përveç uthullës së molles dhe mjaltës në temperaturë të ulët për 30 minuta.
– Largojeni nga teperatura dhe lëreni të ftohet.
– Shtoni mjaltën dhe uthullën e mollës dhe përzieni.
– Masën e fituar vendoseni në frigorifer për tu ftohur.
Përdorimi:
– Në një gotë me ujë të vakët shtoni 2 lugë nga kjo përzierje.
– Konsumojeni çdo mëngjes me barkun bosh./Shendetisot.com