Këshilla për moshën 45 +

 

 

Veshkat janë një organ i rëndësishëm i trupit tonë, ato kanë madhësinë e një grushti, janë të vendosura nën brinjë dhe çdo ditë filtrojnë 120-­150 litra gjak. Një rëndësi të veçantë ato kanë në mbajtjen e qëndrueshme të gjakut dhe lejojnë trupin të funksionojë si duhet.

Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me vdekshmëri të lartë. Gjithashtu ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë.

Dhimbja e veshkave në shumicën e rasteve konsiderohet si një dhimbje kalimtare. Ajo nis krejt papritur dhe shkaqet e saj janë të ndryshme. Shpesh, dhimbja lidhet direkt me organet, por në shumë raste ka lidhje edhe me faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me veshkat, si p.sh. në rastet kur dhimbja përhapet në të tërë shpinën. Nuk duhet nënvlerësuar edhe roli i stresit.

Nëse ju vuani nga dhimbja e tyre disa shenja paralajmëruese janë:

  • Ndryshime të urinimit si: urinim të shpeshtë (mbi 4­5 herë në ditë), me dhimbje ose djegie, me ngjyrë të kuqe apo të errët.
  • Shfaqje e ënjtjeve në: këmbë, duar apo fytyrë.
  • Shqetësime të tjera janë: lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje mesi dhe shije metalike në gojë.
  • Vështirësi për tu përqendruar, dhimbja e veshkave është një faktor ndikues në përqendrim.