Dieta

Përbërësi bazë i kësaj diete është kosi, ushqim që ndikon pozitivisht në metabolizëm. Me ndihmën kësaj diete, mund të humbni 6 kilogramë për 10 ditë. Mirëpo, marrë parasysh se bëhet fjalë për një dietë strikte, nuk do të duhej ta mbanit më shumë se 14 ditë. 

Kosi është ushqim i shëndetshëm që normalizon aktivitetin e organeve për tretje, përmirëson imunitetin, ndihmon në “grumbullimin” dhe hedhjen e helmeve dhe përmirëson metabolizmin. Derisa mbani këtë dietë, sugjerohen këto ushqime: kos natyral – 500 g në ditë, pemë – deri 300 g në ditë, mish – deri 100 gr në ditë, pemë dhe perime – deri 300 gr në ditë. Me rëndësi është që të konsumoni 500 gr kos në ditë.

Kafjalli:

Xhelatinë nga kosi dhe mjedra, 1 gotë çaj të gjelbër ose 1 gotë lëng të pastër portokalli

Dreka:

Një gotë çaj të ngrohtë bimor, supë të ftohtë të përgatitur nga kosi dhe trangujt e prerë në rriska, 100 gr mish të gatuar, sallatë me tranguj, domate dhe erëza bimore, jogurt sipas dëshirës, 1 gotë limuat të ngrohtë (pa sheqer).

Zamra e pasdites:

Domate me kos. Në kos shtoni pak majdanoz, pak kripë dhe në blender i përzieni për pak kohë

Darka:

Një gotë çaj të ngrohtë bimor, borania në avull me jogurt, 1 gotë limonadë të ngrohtë (pa sheqer).