Studime dhe Hulumtime

 

Çaji japonez i quajtur “Matcha” ka habitur shumë shkencëtarë me vetitë e ti shëndetësore. Ky çaj dallon shumë nga çajërat e tjera. Ai vie në formë të pluhurit dhe ka ngjyrë të gjelbër.

Çfarë është çaji “Matcha” ?
Çaji Matcha është një pije e veqantë e cila pregaditet nga gjethet e reja të çajit të gjelbër, të bëra në formë të pluhurit. Pirja e vetëm një gotë të çajit “Matcha” i tejkalonë disa herë të mirat shëndetësore të cilat i ofron çaji i zakonshëm i gjelbërt.

Rreth tre javë para se gjethet e këti çaji të vjelen, ato mbulohen me Camellia sinesis që i pengon atyre ditën natyrale të diellit. Kjo shkakton një prodhim të jashtëzakonshëm të klorofilit në rritjen e re të kësaj bime. Nivelet e larta të klorofilit jo vetëm që i japin çajit ngjyrën e jeshile, por e shndërrojnë atë edhe në një detoksifikues të mrekullueshëm.

Disa efektet e çajit “Matcha”:

  • Lufton Kancerin
    Matcha përmbanë 100 herë më shumë “epigallocatechin gallate” (EBCG), sesa çajërat e tjera të gjelbra. Studimet kanë treguar se ky çaj është shumë i efektshëm në luftën kundër kancerit të gjirit, kancerit ovarian, kancerit të prostatës dhe kancerit të mushkërive.
  • Rrit metabolizmin
    Matcha është përdorur shpeshë nga dietologët për të humbur shpejtë në peshë. Studimet kanë treguar se pirja e këtij çaji para stërvitjeve ju bënë që të humbi peshë 25% më shumë sesa në situata normale.
  • Përmirëson shëndetin e lëkurës
    Prezenca antioksiduese e cajit matcha eshte e pakrahasuar me çajërat tjerë. Matcha ka veti antiflamatore të cilët pengojnë krijimin dhe parandalojnë zhvillimin e tumoreve të lëkurës. Përveq të tjerave ky çaj ka filluar të përdoret edhe në industrinë e kozmetikës si një mjet kundër rrudhave dhe dëmtimeve të ndryshmë të lëkurës.
  • Lufton stresin
    Gjendja e lartë e ndërgjegjes shkaktohet nga aminoacidi L-Theanine, që ndodhet në gjethen e çajit jeshil. Ai nxit prodhimin e valëve alfa në tru të cilat sjell qetësimin e trurit. Sipas studimeve ky çaj përveq luftimit të sresit, gjithashtu rritë kreativitetin, aftësinë e të mësuarit, përqëndrimin si dhe largon ankthin.
  • Rrit imunitetin
    Çaji jeshil matcha përmban kalium, vitaminë A dhe C, hekur dhe kalcium. Studime kanë treguar se lëndët ushqyese të këti çaji kanë aftësi të pengojnë madje edhe sulmet e HIV-it në qelizat njerëzore.
  • Përmirëson kolesterolin
    Studimet e ndryshme kanë treguar se njerëzit të cilët pinë çaj Matcha rregullisht kanë nivele më të ulëta të kolesterolit të keq. Njerëzit që pinë këtë çajë shmangin shumë sëmundje të zemrës gjithashtu.
  • Shije dhe aromë e mrekullueshme
    Zakonisht shumica e ilaçeve kanë erë të keqe dhe shije të tmerrshme. Fatëmirësisht, çaji Matcha është një bar i cili përveq efekteve pozitive në shëndet, përmbanë edhe erë të këndshme dhe shije të mrekullueshme.
  • Parandalon diabetin e tipit 2
    Sipas studimeve të fundit çaji matcha parandalon diabetin e tipit 2. Konsumoni një gotë çaj në ditë dhe do të keni përmirësime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë trupit tuaj.

Si të pregaditet çaji Matcha:

  •  Nevojitet:
    Pluhur i çajit Matcha
    1 gotë me ujë
    1 pjatë e thellë
    1 lugë supe
    1 rrjetë ose sitë për pluhur
    1 brushë
  • Udhëzime:
    1. Siteni pluhurin në pjatë
    2. Shtoni një lugë gjelle ujë të ftohtë sa për të krijuar një pastë të holluar pas përzierjes me pluhur
    3. Në një gotë të veqantë ngorhni pak ujë në temperaturë 90 gradë dhe më pas hidheni në përbërje.
    4. Përzijeni mirë dhe pijeni. /shendetisot.com