Kjo është arsyeja pse vajrat esenciale në shputa sjellin efekte mrekulluese
Vajrat esenciale janë më shumë të njohura për rolin e tyre në Aroma-terapi. Sidoqoftë, përfitimet nga e ky vaj shkojnë shumë përtej erës së këndshme.
Në fakt, disa refleksologë kanë rekomanduar këtë vaj për të për fjetur më lehtë dhe më mirë gjatë natës.
Si funksionon:
Shputat e këmbëve kanë pesë shtresa të lëkurës dhe asnjë të qimeve.
Poret që gjenden në këtë zonë janë shumë absorbuese dhe shpejt mund të thithin vajin esencial në gjak. Kur aplikohet në të gjithë shputën, gjurmët e vajit mund të gjenden në të gjithë trupin në më pak se 20 minuta. Një gjë e tillë ndodhë për shkak se shputat e këmbëve janë zonat e vetme të trupit pa gjëndra dhjamore.
Sebumi, i cili prodhohet nga gjëndrat dhjamore në lëkurë, është një substancë e cila funksionon si mburojë dhe dobëson aftësitë e lëkurës për të absorbuar materiale të jashtme. Por, për shkak se në shputat e këmbëve nuk gjendet kjo substance, depërtimi i vajit esencial nën lëkurë është shumë më i lehtë.
Për më tepër, shputat e këmbëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm edhe në trajtimin e shumë sëmundjeve në mjekësine e lashtë Kineze të cilët besonin se çdo organ i trupit është i lidhur me meridianët e energjisë që përfundojnë në shputat e këmbëve. Kjo traditë e shërimit aplikohet edhe në ditët e sotme dhe njihet me emrin refleksologji.
Sipas refleksologjisë, duke aplikuar vaj esencial në shputat e këmbëve, ju do të përmirësoni shëndetin e të gjitha organeve të trupit tuaj.
Si ta aplikoni:
Merrni vajin esencial dhe shpërndajeni në të gjithë sipërfaqen e shputave të këmbëve para se të flini.
Një nga përparësitë kryesore të vendosjes së vajit esencial në shputat e këmbëve është se ky vaj do të depërtojë direkt në gjakun tuaj pa pasur nevojë të përshkojë procesin e gjatë të tretjes./shendetisot.com