Këshilla për moshën 45 +

Pothuajse të gjithë jemi të njohur me ndikimin e kolesterolit në bllokimin e arterieve dhe në tendosjen e zemrës, sikurse që jemi te njohur edhe me faktin se shumica e pacientëve që vuajnë nga kolesteroli i lartë përdorin medikamente të ndryshme për eleminimin e tij, të cilat shpeshëherë sjellin edhe efekte anësore.

Sidoqoftë, sipas studimeve të fundit rezulton se kolesteroli i lartë mund të menaxhohet lehtë vetëm me anë të ushqimit.

Kolesteroli i lartë në shumicën e rasteve, është një reflektim i një jetese jo të shëndetshme. Nivelet e larta të kolesterolit shkaktohen gjithashtu nga pasiviteti fizik, dieta e dobët, diabeti etj.

Receta për largimin e kolesterolit:

Përpërësit:
4 litra ujë të pastër
8 limonë organikë
8 thelbinjë hudhre
4-5 cm xhenxhefil organikë

Udhëzime:
-Pastrojeni mirë limonin (mos e qëroni) dhe prejeni në pjesë të vogla
-Pastrojeni hudhrën dhe xhenxhefilin
-Shtypeni hudhrën dhe lëreni ashtu për 15 minuta. Kjo do ta aktivizojë allicin
-Vendosni të gjithë përbërësit në një enë (përveq ujit) dhe përzieni derisa të fitoni një masë të butë.
-Në një tigan të mesëm, shtoni ujin dhe lërëni të ngrohet në temperaturë të mesme
-Lëreni ujin të ftohet dhe më pas hidhni masën e miksuar në të.
-Vendoseni pijen në një shishe gjami në frigorifer.

Përdorimi:
Për rezultate më të mira pijeni në baza ditore me stomakun bosh dy orë para ushqimit./shendetisot.com