3 zakone që do të ju mundësojnë humbjen e qëndrueshme të peshës
Shumica e dietave për humbje të peshës japin rezultate të shpejta por jo të qëndrueshme. E vërteta është se kur është fjala për humbje të peshës së qëndrueshme, dietat thjeshtë nuk funksionojnë.
Çdokush mund të kufizojë veten nga konsumi i produkteve të caktuara për 1, 2 apo 3 javë, por ruajtja e 5, 8 apo 10 kilogramëve të humbur është shumë e vështirë.
Kjo është arsyeja se pse ju duhet të shmangni dietat dhe të fokusoheni në ndryshimin e stilit të jetës tuaj.
Zëvendësimi i zakoneve të jo të shëndetshme me ato të shëndetshme do të ju mundësojë humbjen e peshës në mënyrë të lehtë dhe të qëndrueshme.
Prandaj, nëse ju jeni duke luftuar me peshën tuaj, këto 3 këshilla do të ju ndihmojnë për të larguar kilogramët e tepërt në mënyrë të qëndrueshme dhe për të qëndruar në formë:
- Krijoni një rutinë të re (dhe qëndroni besnik)
Në vend që ta privoni veten tërësisht nga ushqimet e juaja të preferuara (jo të shëndetshme), provoni që këto ushqime ti konsumoni vetëm në një ditë të caktuar të javës. Psh. në vend se të konsumoni një grumbull çokollatash brenda ditës, trajtojeni veten me vetëm një çokollatë njëherë në javë.Gjithashtu mund të provoni që ti zëvendësoni produktet jo të shëndetshme me ato më të shëndetshme. Psh. në vend të sheqerit të rafinuar përdorni mjaltin; në vend të pijeve të gazuara përdorni ujin me limon apo çajin jeshil etj.
- Hani çdo 2-3 orë dhe pini ujë
Duke qëndruar për orë të tëra pa ngrënë ushqim, ju mund të fitoni marramendje dhe dhimbje koke. Plus, shanset janë që më pas ju do të merrni më shumë kalori kur të konsumoni vaktin tuaj.Në vend që ta lini veten të uritur, provoni të hani pemë dhe perime çdo dy orë në mënyrë që të mbani aktiv metabolizmin tuaj.
Uji gjithashtu mund të ndihmojë në largimin e ndjenjës së urisë. Duke pirë një gotë ujë para çdo vakti ushqyes, ju do ta krijoni një ndjesi të ngopjes së parakohshme dhe në këtë mënyrë do të konsumoni më pak ushqim.
- Bëni ushtrime
Nuk është çudi që ushtrimet përmendet çdoherë kur është fjala për procesin e humbjes së peshës. Sasia e energjisë që ju shpenzoni në baza ditore është një nga faktorët më përcaktues të humbjes së qëndrueshme të peshës. Prandaj, mundohuni që ti kushtoni të paktën 30 minuta në ditë palestrës./shendetisot.com