Një buzëqeshje shndritëse është ëndrra e të gjithëve. Por para se t’i drejtoheni dentistit për zbardhjen e dhëmbëve, e cila shpesh mund të jetë edhe e dëmshme, ne ju japim disa ide për zbardhjen në kushte shtëpie.

 

  • Sodë buke me limon
    Përzierja e sodës së bukës me limon formonë një pastë shumë të efektshme për eliminimin e njollave dhe zbardhimin e dhëmbëve.
    Përdorni lëngun e 1/2 së limonit dhe përzieni me sasi të njëjtë  të sodës së bukës për të formuar një pastë dhëmbësh.
    Kujdes, kjo metodë nuk preferohet të aplikohet më shumë se 1 herë në javë, në të kundërtën mund të shkaktoni abrazion të dhëmbëve.
  • Sodë buke me dredhëza
    Dredhëzat janë të pasura me vitaminë C, e cila është shumë e mirë për eliminimin e njollave në sipërfaqe.
    Përdorni gjysmë luge sodë buke dhe 3 dredhëza të shtypura për të pastruar dhëmbët.  Më pas shpërlani gojën.
  • Sodë buke dhe peroksid hidrogjeni
    Përzierja e sodës së bukës me peroksid hidrogjeni prodhon një agjent antibakterial i cili eliminon të gjitha bakteret që gjenden në gojë.
    Përdorni sasi të vogla të dy përbërësve për të krijuar një pastë dhëmbësh. Më pas shpërlajeni gojën./shendetisot.com