Ja kush janë ushqimet më të ndotura me pesticide për këtë vit
Luleshtrydhet kryesojnë listën e këtij viti të prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, sipas një raporti të ri nga Grupi i Punës për Mjedisin (EWG), raportojnë sot mediat botërore. Shqetësimi më i madh shkon për fëmijët që marrin doza kimikatesh nga ushqimet e tyre të preferuara.
Molla, që e kryesoi këtë listë për 5 vite, tani është zhvendosur në vendin e dytë.
Për raportin, grupi ka analizuar rezultatet e testimit të më shumë se 35,200 mostrave të frutave dhe perimeve të marra nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Pothuajse të gjithë mostrat (jo organike) luleshtrydhe, të paktën 98 për qind e tyre, kishin mbetje të pesticideve me 47 për qind nga 10 ose më shumë pesticide të ndryshme. Disa mostra treguan mbeturinat nga 17 pesticideve të ndryshme.
“Është befasuese për të parë se sa shumë luleshtrydhe janë të ndotura me mbetje të pesticideve të rrezikshme, por edhe më tronditëse është se këto mbetje nuk shkelin ligjet e dobëta të SHBA-së dhe rregulloret mbi pesticidet në ushqim”,- tha Sonya Lunder, analiste e organizatës, në një deklaratë.