Këshilla për moshën 45 +

Shumë njerëz përballen me humbjen e flokëve në mosha të ndryshme. E vërteta është se qysh pas viteve të 20-ta, flokët tuaja në mënyrë të pashmangshme fillojnë të dobësohen. Por, lajmi i mirë është se duke ngrënë ushqime të caktuara ju mund të ngadalësoni procesin e humbjes së flokëve dhe ti mbani ato të trasha dhe me shkëlqim sikur në rininë tuaj.

Këtu janë disa ushqime që promovojnë flokë të shëndetshëm dhe të trashë:

1. Spinaqi
Historikisht është ditur se në rënien e flokëve ka ndikim mungesa e mineraleve dhe vitaminave të caktuara. Më specifikisht mungesa e hekurit shkakton rënien e flokëve. Spinaqi ështe një burim i madh i hekurit dhe vitaminës A2 i cili është një lojtar kyç në shëndetin e lëkurës në kokën tuaj.
2. Salmoni
Salmoni është përplot me acide yndyrore omega-3. Këto acide janë shumë të rëndësishme në rast se një gjendje inflamatore është duke e shkaktuar rënien e flokëve.
4. Vezët
Vezët janë burim kryesorë i biotin-it, një vitamin B e cila forcon flokët e brishtë dhe thonjët.
5. Patatet e ëmbla dhe karrotat
Përmbajnë vitaminë A e cila është thelbësore për shëndetin e skalpit. Mungesa e saj mund të shkaktojë rënie flokësh.
6. Oysters (Lloje midhdjesh)
Janë të pasura në zink, hekur dhe proteina. Vetëm 6 të tilla kanë 220% të vlerës ditore të zinkut, 33% të vlerave të hekurit dhe tetë gramë proteina.
7. Kosi Grek
Ky jogurt përmbanë proteina të pasura me ushqim dhe sasi të larta të vitaminës B5 e cila ndihmon në përmirësimin e fluksit të gjakut në lëkurën e kokës dhe nxit rritjn e flokëve. Gjithashtu përdoret për të rikthyer flokët e humbura./shendetisot.com