Këshilla për moshën 45 +

Nëse keni shqetësime rreth tensionin tuaj të gjakut dhe nëse doni që të mborni zemrën tuaj, atëherë ju duhet të konsideroni të pini më shumë çaj Hibiskus.

Sipas studimeve të fundit rezulton se çaji Hibiskus është po aq efektiv në luftën kundër tensionit të larë sa edhe barërat e hipertensionit. Përveq të tjerave ky çaj nuk ka asnjë efekt anësorë negativë të tillë si: mungesa e fuqisë, dobësia, dëmtime të mëlçisë etj.

Historikisht mjekësia popullore e ka përdorur Hibiskusin për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të mëlçisë dhe etheve. Përfitimet që vinë nga ky çaj janë konfirmuar për herë të parë në vitin 1996, kur shkencëtarët nga Nigeri zbuluan se lulet e Hibiskusit kishin rezultuar të suskesshme në uljen e tensionit të gjakut në kafshët laburatorike. Më pas në vitin 2008, disa hulumtues nga Irani treguan po të njëjtën dobi edhe në njerëz.

Është e rekomanduar për të pirë tri gota në ditë për të marrë përfitime të plota të Hibiskusit.

Por si mundet Hibiskusi të ulë tensionin e lartë të gjakut?
Ky çaj ka aftësi që të ngadalësojë lirimin e hormoneve që ngushtojnë enët e gjakut. Përveq kësaj ky çaj e rritë imunitetin dhe ka vlera të mëdha antioksiduese.

Receta e çajit të Hibiskusit:

Përbërësit:
3 gota ujë
4-5 lugë lule të freskëta të Hibiskusit
1 shkop kanellë
1 lugë mjaltë e papërpunuar

Udhëzime:
Vendoseni ujin në tepmeraturë për vlim
Shtoni kanellën dhe Hibiskusin
Lerëni ashtu për 12 minuta
Largojeni çajin nga temperatura
Shtoni mjaltën

Kënaquni!/shendetisot.com