Aktualitete

Zëvendësministri i Shëndetësisë Mevludin Krasniqi vizitoi dje Komunën e Prizrenit, ku nga autoritetet lokale të pushtetit dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore atje, u njoftua lidhur me shërbimet shëndetësore në nivelin e Kujdesit Parësor dhe Dytësor të Prizrenit. 

Pas vizitës që i është bërë Kuvendit Komunal të Prizrenit ku është pritur nga kryetari i Komunës,  Ramadan Muja, zëvendësministri Krasniqi, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Kujtim Gashi, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, ku nga drejtori i kësaj qendre, dr. Muhamedali Gashi janë njoftuar me punët që bëhen aty, përkushtimin e stafit për të ofruar shërbime sa më cilësore shëndetësore dhe nivelin e mirë të furnizimeve me barna dhe material shpenzues të kësaj qendre.

Më pas, zëvendësministri Krasniqi ka vizituar edhe Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ku nga drejtori dr. Afrim Avdaj është njoftuar më vëllimin e punës në këtë spital, cilësinë e kujdesit që u ofrohet pacientëve, nevojat dhe sfidat e spitalit dhe personelit aty.

Zëvendësministri Krasniqi ka shprehur përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë që të mbështes rritjen e cilësisë së shërbimeve në këto dy institucione shëndetësore dhe zhvillimin e kapaciteteve që këto institucione të vazhdojnë t’u ofrojnë qytetarëve të Prizrenit dhe regjionit shërbime sa më cilësore shëndetësore.


3 2 1