Studime dhe Hulumtime

 
Studimet e mëparshme kanë treguar  se një nga tre persona adult vuan nga insomnia apo simptomat e insomnisë.

Ndërkaq studimet më të fundit në lidhje me insomninë dhe mungesën e gjumit kanë gjetur se konsumimi i kivit një orë para se të bini në shtrat ndikon në rënien më të lehtë në gjumë.

Në studim kishin marrë pjesë disa vullnetarë të cilët kishin pasur simtoma të insomnisë dhe të cilëve u ishte kërkuar që të konsumonin nga dy kivi çdo natë para se të binin në gjumë për 4 javë me rradhë.

Pas vezhgimit 4 javorë, shkencëtarët analizuan të dhënat dhe konluduan se simptomat e insomnisë nuk ishin më prezente tek këta persona.

Autorët e studimit theksojnë se kivi si një frut i pasur me shumë antioksidantë dhe sereton, mund të jetë një ndihmesë shumë efektive në luftimin e  insomnisë.

Këto rezultate janë shumë premtuese për personat me çrregullime të gjumit dhe sëmundjen e insomnisë.

Autorët e studimit shtojnë se çdo person duhet të bëjë të paktën 7 orë gjumë në mënyrë që të shmangë komplikimet e ndryshme shëndetësore të tilla si humbja e kujtesës apo dobësimi i sistemit imunitarë./shendetisot.com