Këshilla për moshën 45 +

Luftimi i kilogramëve të tepërt është bërë një sfidë e zakonshme për shumë njerëz. Siç edhe mund ta dini ekëzistojnë mënyra të ndryshme për të larguar mbipeshën, mirëpo, tundimi nga ushqimet jo të shëndetshme dhe konsumimi i tyre shpeshëherë ju kthen përsëri në pikën fillestare të misionit tuaj.

Nësë ju jeni një ndër personat të cilët e gjeni veten të rrethuar nga ushqime jo të shëndetshme dhe të pushtuar nga uria dhe tundimi ndaj tyre, atëherë ne po ju propozojmë këtë pije e cila e shuan urinë me lëndët e dendura ushqyese që ajo përmbanë dhe në të njejtën kohë ju ndihmonë që ti largoni kilogramët e tepërt.

Kjo pije pihet në mëngjes dhe preferohet sidomos për personat të cilët nuk kanë kohë të përgaditin mëngjesin.

Përbërësit:
– 1/2 banane
– 2 fleta lakër jeshile
– 2 cm rrënjë xhenxefili, të shtypur
– 2 lugë vaj kokosi
– 1/2 e gotës me trangull të copëtuar imët (me lëvore)
– 1 limon (lëngu)
– 1/2 mango (e pa qëruar)
– 1/4 e gotës me qumësh kokosi
– 1/2 e gotës me ujë

Udhëzime:
– Shtoni ujin dhe perimet në blender dhe përzieni qetë. Kjo do ta bëjë atë më të shijshme.
– Shtoni përbërësit e tjerë dhe rrisni shpejtësine e blenderit në maksimum
– Shërbejeni menjëherë ose vendoseni në frigorifer./shendetisot.com