Aktualitete

Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë (PRAK) shënon “Ditën Evropiane te të drejtave të pacientëve”.

Më ketë rast Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë në bashkëpunim me Minsitrinë e Shëndetësisë organizon tryezën e diskutimit “Sigurimet Shëndetësore një reform që po zgjatë!”.

Gjithashtu, po në këtë ditë, në sheshin “Skenderbe” në Prishtinë, do të ketë një aktivitet të shpërndarjes së Broshurave informuese për të drejtat e Pacientëve.

Të ftuar në këtë tryezë do të jenë akter nga fusha e shëndetësisë si dhe njohës të sigurimeve shëndetësore.

18 prilli shënon Ditën  Evropiane për të Drejtat e Pacientëve që shënohet nëpër vendet e BE-së.