Studime dhe Hulumtime

 

 

Doni të përmirësoni kujtesën? Atëherë merr një laps dhe fillo të shkruash. Një studim i ri ka zbuluar se shkrimi me dorë ndihmon në përmirësimin e kujtesës.

Studentët që marrin shënime me dorë përgjithësisht marrin rezultate më të mira sesa studentët që i mbajnë shënimet në kompjuter.

Sipas psikologëve, mbajtësit e shënimeve me dorë arrijnë më shpejt të kapin konceptet e reja dhe të mbajnë më gjatë informacionet, pasi duke shkruar ata zhvillojnë procesin e të menduarit dhe krijojnë ide të reja, krahasuar me ata që i shtypin shënimet.

Përveç rritjes së kujtesës, të shkruarit me dorë ka edhe anë të tjera pozitive. Studime të ndryshme kanë treguar se mbajtja e ditarit ndihmon në qartësimin e ideve dhe menaxhimin e stresit.