Bukuri

Pothuajse të gjithë ju i dini të mira shëndetësore që vinë nga konsumimi i hudhrës, por me siguri pak nga ju keni dëgjuar për përdorimin e hudhrës për qëllime kozmetike.

Hudhra përveq që është një antioksidant i shkëlqyer për shëndetin tuaj, ajo gjithashtu përdoret edhe si përbërës për formimin e maskave të ndryshme të fytyrës të cilat kryesisht kanë për qëllim eleminimin e rrudhave dhe freskimin e lëkurës.

Kjo maskë e prezentuar më poshtë e cila ka si përbërës kryesorë hudhrën, arrinë që në mënyrë të efektshme dhe natyrale të largojë rrudhat e lëkurës në fytyrë.

Përbërësit:
– 1 hudhër (e shtypur)
– 1 lugë gjelle argjilë e bardhë
– 1 lugë çaji mjaltë
Udhëzime:
– Përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa të formoni një masë të mirë kombinuar.
Përdorimi:
– Aplikojeni në tërë sipqërfaqen e fytyrës në mënyrë të barabartë dhe lëreni ashtu për 10 minuta
– Shpërlajeni me ujë të ftohtë.
– Për rezultate më të mira, aplikojeni në baza ditore
Vërejtje:
Gjatë vendosjes së maskës në fytyrë, shmangni pjesën e syve dhe flokëve./shendetisot.com