Këshilla për moshën 45 +

Faktorët ambientalë, ushqimi që ju hani dhe stili i jetës që ju zhgjedhni të bëni, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit.

 

Shumë njerëz e përceptojnë kancerin si një gjë të shmangshme. Nëse kërkimet e fundit tregojnë diçka është se kanceri është padyshim i parandalueshëm dhe e tëra që ju duhet të dini është se çfarë duhet të shmangni.

Hidhni një sy këtyre shkaktarëve kryesorë të kancerit dhe merrni në konsideratë ndryshimin e stilit të jetës tuaj për të parandaluar atë.

 

  1. Ushqimi & Duhani
    Ushqimi
    – Menyja juaj e ushqimit ndikon shumë në shëndetin tuaj. Duke u bazuar në studimet e kryera nga shkencëtarët Britanikë, rezulton se personat që nuk konsumojë sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve kanë 9% më shumë mundësi që të zhvillojnë kancerin. Gjitashtu studimi zbuloi se mishi i përpunuar është një keqberës me pothuajse 3% të rasteve të kancerit të lidhura.

    Duhani – Në të gjithë botën, përdorimi i duhanit është shkaktari numër një i kancerit. Sipas një studimi të fundit rreth 20% e rasteve me kancer kanë si shkak kryesorë përdorimin e duhanit.
    Mospirja e duhanit mund të reduktojë ndjeshëm shanset tuaja për zhvillimin e kancerit të mushkërive, kancerit oral dhe kancerit të ezofagut.
  2. Pesha e trupit
    Shkencëtarët kanë studiuar peshën e trupit dhe marrdhëniet e saj më kancerin. Të jesh me mbipeshë mund të shkaktojë një numër të probleve metabolike, duke përfshirë edhe diabetin. Studimi vlereson se rreth 5.5% e rasteve të kancerit janë të lidhura me mbipeshën. Llojet më të zakonshme të kancerit që vinë nga mbipesha janë kanceri i mitrës, kanceri i veshkave dhe kanceri i ezofaut.
    Pesha e trupit është padyshim e lidhur me atë se çfarë ju konsumoni. Prandaj, mundohuni që përveq përzgjedhjes së ushqimit të merreni edhe me aktivitete fizike.
  3. Ndotja e ambientit
    Ka shumë mënyra që ambienti mund të shkaktojë zhvillimin e kancerit. Një nga këto është ekspozimi i tepërt në rreze të diellit i cili mund të shkaktojë kancerin e lëkurës. Sipas studimev të fundit mbi kancerin, rezulton se kanceri që fitohet nga rrezatimi është lloji i pestë më i zakonshëm dhe është kanceri më i lehtë për tu parandaluar gjithashtu./shendetisot.com