Këshilla për moshën 45 +

 

 

Sistemi limfatik luan një rol të rëndësishëm në largimin e toksinave nga trupi.

Sistemi limfatik është sistemi ku qarkullon ajo që ne i themi limfa. Limfa është një masë e bardhë, amorfe, e ngjashme me gjakun, por ngjyra është e bardhë. Në limfë qarkullojnë proteina, qeliza të ndryshme të organizmit, qeliza të ndryshme të gjakut, ku funksioni i tyre është funksioni mbrojtës ndaj infeksioneve të ndryshme të organzimit.

 

Ndërsa nyjet limfatike janë filtra përgjatë sistemit limfatik. Puna e tyre është filtrimi dhe eleminimi i bakterieve, viruseve, qelizave kancerogjene si dhe substancave të tjera të padëshiruara.

 

Mungesa e aktiviteteve  mund të ulë efektivitetin e sistemit tuaj limfatik dhe të çojë në mbingarkesë të toksinave. Për fat të mirë, ka shumë mënyra për ta parandaluar një gjë të tillë. Fërkimi i lëkurës me brushë të thatë renditet në mesin e artë të teknikave stimuluese të sistemit limfatik. Ajo është e lirë dhe e efektshme.

 

 

Si funksionon kjo metdoë?
Organi më i madh për detoksifikimin e trupit është lëkura. Në fakt, pothuajse një e treta e toksinave në trupin tuaj dëbohen nëpërmjet poreve të lëkurës. Brusha e thatë i hapë poret e mbyllura dhe i lejojn trupit tuaj të nxjerr toksinat e bllokuara.

 

Si ta praktikoni:
– Merrni një brushë (furçë) dhe fërkojeni trupin disa herë në drejtim të zemrës tuaj.
– Bëni kujdes gjatë fërkimit mbi zonat e ndjeshme të tilla si gjoksi.
– Pasi ta keni fërkuar tërë trupin, hidhuni në dush.
– Pasi të keni dalur nga dushi, pwrdorni vaj kokosi pwr zbutjen e lwkurws.
– Përsëriteni këtë metodë të paktën një herë në ditë për rezultate më të mira.

Përfitimet shëndetësore të kësaj teknike:
– E stimulon sistemin tuaj limfatik.
– E redukton stresin
– E rritë qarkullimin e gjakut
– E redukton në mënyrë të jashtëzakonshme celulitin
– E zbutë lëkurën
– E përmirëson funksionimin e mëlçisë./shendetisot.com