Ushqehu shëndetshem

 

Shumë njerëz preferojë që sapo të zgjohen të pinë mënjëherë një kafe në mënyrë që të marrin energji dhe të fillojnë aktiviteteve të tyre ditore. Megjithatë, sipas studimeve të fundit pirja e kafesë me barkun bosh nuk është një gjë e mirë. Shkencëtarët sygjerojnë që duhet të pritni të paktën 1 orë e gjysmë pasi të jeni zgjuar nga gjumi për të pirë kafenë e parë.

 

Ja çfarë efekte jep kafeja në stomakun bosh:

  1. Nivelet e ulëta të serotonit
    Shumë pak njerëz e dinë, mirëpo kafeja është një parandalues i urisë. Njerëzit që pijnë kafe me barkun boshë zakonishtë përfundojnë pa ngrënë mëngjes. Duke e mënjanuar ushqimin tuaj të parë të ditës, trupi juaj do ta ketët të pamundur të prodhojë substancën e quajtur serotonin (një substancë e cila është përgjegjëse për të ju bërë të ndjeheni të lumtur dhe të qetë.) Niveli i ulët i serotonin-it shkakton edhe probleme të tjera si problemet me pagjumësi.
  2. Tretje e keqe
    Kafeja e mëngjesit me barkun bosh e destabilizon sistemin tuaj tretës duke shkaktuar fryerje dhe probleme në zorrë.
    Kafeina stiumulon gjendrat tuaja të veshkave të cilat prodhojnë hormonet e stresit të quajtura kortizolit dhe adrenalinë. Kur këto hormone lundrojnë nëpër trupin tuaj, ato rrisin presionin e gjakut dhe të rrahurat e zemrës suaj. Gjithashtu, mëlçia juaj fillon të lëshojë më shumë sheqer në gjak duke e fokusuar tërë energjinë e sajë në muskujt tuaj dhe në këtë mënyrë sistemi juaj tretës mbetet me deficit energjie dhe si pasojë ai ndalet pothuajse tërsisht.
  3. Alternativat e kafesë
    Është e rëndësishme që sapo  të zgjoheni të pini një gotë ujë. Ju gjithashtu mund të shtoni në ujë pak mjaltë ose limon për të filluar ditën tuaj. Këto dy lëngje do të përmirësojnë në masë të madhe sistemin tuaj tretës dhe do ti largojnë toksinat nga trupi juaj.
    Nëse ju jeni nga ata njerëz që nuk mund të fillojnë ditën e tyre pa një kafe, atëherë provoni që thjesht kafesë tuaj ti shtoni pak vaj kokosi ose gjalpë, në mënyrë që të shmangni efektet negative të lartëpërmëndura./shendetisot.com