Studime dhe Hulumtime

 

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në lidhje me procesin e plakjes, që do të na zgjasë jetën të paktën për një dekadë. Ata janë shumë afër prodhimit të një pilule kundër­plakjes.

Sipas tyre, molekulat proteinë, të njohura si “GSK­3”, janë përgjegjëse për shkurtimin e jetëgjatësisë, dhe nëse bllokohen këto molekula, atëherë jetëgjatësia mund të rritet. Shkencëtarët kanë kryer një eksperiment tek insektet e frutave, ku kanë përdorur doza të ulëta të litiumit për të ndaluar funksionimin e molekulës GSK­3 tek insektet.

Si rezultat, jetëgjatësia e insekteve është rritur me 16%. Ndërsa, në doza më të mëdha jetëgjatësia shkurtohej.

“Jemi të ngazëllyer për ‘GSK­3’. Kjo mund të nënkuptojë se të gjitha llojet e sëmundjeve që lidhen më plakjen mund të parandalohen në një të ardhme të afërt, nëse behët terapi për njerëzit në moshë mesatare,” tha për Independent dr. Jorge Ivan Castillo ­Quan, autori kryesor i studimit.

“Nëse ky ilaç do të mund të shtyjë sëmundjen e alcajmerit nga mosha 75 vjeç në moshën 90 vjeç, do të ishte e jashtëzakonshme”, shprehet ai.