8 ide të mrekullueshme se si mund ti ripërdorni qeset e çajit
Nuk ka asgjë më të mirë sesa një filxhan çaj për relaksim pas një dite të gjatë pune.
Kur jemi të çaji, shumica e njërzve i hedhin qeset e tyre pa e patur as më të voglën ide se ato mund të shërbejnë edhe për shumë qëllime të tjera.
Më poshtë i kemi paraqitur disa mënyra se për çfarë qëllimi mund të ripërdoren qeset e çajit:
- Qetëson djegien nga dielli
Çaji i zi përmbanë acid tanik, i cili ndihmon në shërimine djegiev, ndërsa në kombinim me gjethet e nenexhikut ai fresëkon lëkurën. Për ta përdorur, thjeshtë hedhni 4 gota ujë të vluar në një tigan të mesëm me dy gota gjethe nenexhik të freskët dhe 4 qese çaji. Përzieni dhe shtypni për 10 minuta. Pasi të ftohet me anë të një materiali të butë aplikojeni në lëkurën tuaj. - Eleminon “qeset” nën sy
Për të eleminuar pjesët e errëta nën sy, përdorni qese të çajit të gjelbër. Vendosni gotën me çaj në frigorifer për 5-10 minuta dhe më pas merrni qeset e çajit dhe vendosni nën sy për të zvogëluar ënjtjet. Qeset e nxehta aplikohen vetëm nese doni të zbusni lëkurën. - Shëron djegiet
Vendosni 2-3 qese të lagështa të çajit të zi mbi zonën e djegur dhe lidheni me një fashë. Zëvendësoni qeset herë pas here. - Përmirëson shëndetin e flokëve
Çaji jeshil stimulon rritjen e flokëve dhe largon zbokthin, ndërsa çaji i zi i forcon dhe i trashë ato. Gjithë çfarë ju duhet është të shpërlani kokën pas larjes përfundimtare me lëngun e këtyre çajërave. - Eleminon erën e këpucëve
Vendosni 2-3 qese të thata të çajit brenda këpucëve dhe leni ashtu për 24-48 orë për të larguar erën kundërmuese të tyre. - Pastron enët
Për të larë enët me yndyrë “kokëfortë”, vendosni ato në një lavaman të mbushur me ujë të nxehtë dhe me shampon, e më pas hedhni edhe një qese të çajit të zi. Kjo do ti eleminojë yndyrat e vështira dhe pjesët e pjekura. - Eleminon erën e qepës nga duart
Për të hequr qafe erën e qepëve nga duart tuaja, pastroni ato me një qeskë të lagur të çajit. - Lehtëson dhimbjet e dhëmbit
Në qfotë se keni dhimbje dhëmbi, vendosni një qese çaji në ujë të vluar, lëreni të fohet dhe më pas aplikojeni brenda gojës pranë dhëmbit. Kafshojeni qesën butësisht me dhëmbë./shendetisot.com