Receta ushqimi

 

 

Shumë dietologë dhe trajnerë kanë sygjeruar dieta dhe ushtrime të ndryshme për shmangien apo trajtimin e hipertensionit dhe kolesterolit. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve e gjejnë shumë të vështirë respektimin e “rregullave” strikte që kërkohen nga këto medota dhe përfundojnë duke e zgjedhur rrugën e medikamenteve të cilat përmbajnë shumë efekte anësore.

Sidoqoftë, nëse ju ende keni nevojë për një nxitje të vogël për të filluar misionin tuaj, provoni këtë recetë!

Përbërësit:
– 1 thelb hudhre (i shtypur)
– 1 lugë gjelle lëng i limonit organikë
– 1 cm xhenxhefil organik (i shtypur)
– 1 lugë gjelle uthull molle
– 1 lugë gjelle mjaltë organike e papërpunuar
Udhëzime:
– Vendosni të gjithë përbërësit në një pjatë të thellë dhe përzieni mirë me shpejtësi të ulët.
– Vendoseni masën e fituar në një gotë të thellë dhe futeni në frigorifer.
Përdorimi:
– Pijeni në sasi të vogla para çdo vakti ushqyes
Vëretje:
– Në rast se ju duket e pa shije për tu pirë, ndjehuni të lirë ta përzieni masën me një gotë ujë para pirjes. /shendetisot.com