Edhe në Kosovë shënohet Dita Botërore e Shëndetit
Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë -Zyra në Prishtinë, bashkë me Klinikën e Endokrinologjisë të QKUK-ssë dhe Shoqatën e diabetikëve të Prishtinës shënojnë sot Ditën Botërore të Shëndetit, me një konferencë të përbashkët për media.
Tema që kësaj here i dedikohet Ditës Botërore të Shëndetit është Diabeti, ndërsa, motoja: “Bëhu aktiv-Lufto diabetin”.
Folës në konferencë do të jenë: Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, Shefi i OBSH-së Skender Syla, Dr. Iliriana Goranci nga Klinika e Endokrinologjisë dhe Ardian Bublica nga Shoqata e Diabetikëve të Prishtinës.