Këshilla për moshën 45 +

Sipas Qendres së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, çdo e 1/4 vdekje në botë shkaktohet nga sëmundjet që janë të ndërlidhura me zemrën.

Por, për fat të mirë ka shumë shenja paralajmëruese që trupi juaj ju dërgon për një sulm në zemër. Këto shenja përfshijnë:

1. Djersitja
Para se të ndodh një sulm në zemër, shumica e njerëzve do te djersiten më shumë se zakonisht, pa bërë asgjë fizikisht të lodhshme dhe pa asnjë arsye te dukshme, lëkura dhe veshjet e juaja do të bëhen të zbehta dhe të lagura.

2. Lodhja
Ndonjëherë një javë para një sulmi në zemër, viktima ndihen e lodhur dhe pa energji. Ngadalë kjo lodhje zvogëlohet disa ditë para sulmit në zemër. Përjetimi i lodhjeve të pashpjegueshme duhet marrë seriozisht dhe kujdesi mjekësorë duhet të kërkohet në të njejtën kohë.

3. Ndjenja e Presionit
Ështe e zakonshme që të ndjheni në presion apo me dhimbje në qendër të gjoksit kur një sulm në zemër ka filluar të vijë.

4. Simptomat e Gripit
Është shumë e zakonshme që personat që kanë raportuar simptoma të një gripi sezonalë, në të vërtetë kanë qenë buzë një sulmi në zemër. Nëse këto simptoma nuk janë ndjenja normale dhe nuk ju largohen për disa ditë, atëherë është koha që ju të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të shmangni një sulm të mundshëm në zemër.

5. Vështërësi në frymëmarrje
Frymëmarrja mund të jetë një shenjë paralajmëruese e problemeve të zemrës. Çdo herë që ndjeni se fryma nuk po ju mjafton që të ngiheni me ajër, duhet që menjëherë të bëni një vizitë te mjeku.

6. Marramendja
Me dështimin e zemrës dhe me çrregullime tjera kardiovaskulare, është e zakonshme për dikë që të përjetojë marramendje për shkak se rrjedha e gjakut në tru reduktohet. Marramendjet e vazhdueshme janë një gjendje potencialisht serioze dhe kujdesi mjekësorë duhet të kërkohet menjëherë për të parandaluar një sulm në zemër.

7. Insomnia
Gjumi jo i rehatshëm dhe të zgjuarit i lodhur janë shenja të çarta të sëmundjeve të zemrës. Nëse vuani nga pagjumësia, është e rëndësishme për të vizituar mjekun dhe për të marrë këshillat e nevojshme për tejkalimin e situates.

8. Ankthi
Shumë njerëz e kanë përshkruar ankthin si një nga shenjat më të rëndësishme të sulmit të zemrës. Kujdesuni që të jetoni një jetë me më pak stres ose konsultohuni me mjekun tuaj në rast se përjetoni ankthe të shpeshta gjatë gjumit.

9. Dhimbje Krahrori
Dhimbja e krahrorit para një sulmi në zemër është shumë e zakonshme. Shumë njerëz e përshkruajnë këtë ndjenjë dukë thënë se janë ndjerë sikur “një elefanntë ju është ulur në gjoks”, por kjo situatë gjithashtu mund të përshkruhet edhe si një siklet ose ndjesi e presionit dhe plogështisë.

10. Dhimbjet në pjesë të tjera të trupit
Dhimbjet e qafës, stomakut, shpinës dhe krahëve janë simtpoma shumë të zakonshme të një sulmi në zemër. Sygjerohet që të kërkoni ndihmën e mjekut pas çdo dhimbje të pashpjegueshme në trupin tuaj.

Sulmet e zemrës janë serioze dhe potencialisht fatale dhe për këto arsye, është shumë e rëndësishme të dini shenjat paralajmëruese. Kur ju jeni të pregaditur dhe të njohur me shenjat dhe simptomat e një sulmi në zemër, ju mund të jeni të vetëdijëshëm për atë që po ndodh dhe do të dini se çfarë duhet të bëni për të shpëtuar jetën tuaj./shendetisot.com