Bukuri

Industria e kozmetikës përherë e më shumë është duke u fokusuar në përdorimin e produkteve natyrale për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës dhe flokëve.

Më poshtë e kemi paraqitur një listë me disa produkte ushqimore të cilat përveq shijes së mrekullueshme, gjejnë përdorim edhe në kozmetikë.

  • Kafeja
    Kjo pije  përdoret për trajtimin e celulitit. Thjeshtë përzieni 1 filxhan kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë çaji me vaj ulliri. Masën aplikojeni në lëkurë dhe shpërlajeni me ujë.
  • Trangulli
    Përdoret për eleminimin e “qeskave” nën sy. Vendosni dy feta të trangullit mby sy dhe mbani për 10 minuta.
  • Veza
    Rrihni një vezë me dy lugë gjelle vaj ulliri. Përzierjen aplikojeni në kokë dhe punojeni me duar. Lëreni në kokë për 10-15 minuta dhe lajeni më pas kokën me shampoo.
  • Mjalti
    Përdoret për akne dhe puçrra. Përzieni 1 lugë çaji mjaltë të ngrohtë me 1 lugë çaji qumësht dhe përdoreni si pastrues për fytyrë.
  • Limoni
    Lëngu i limonit përdoret për largimin e akneve nga fytyra dhe për hapjen e ngjyrës se flokëve. Thjeshtë aplikojeni lëngun e limonit në zonën problematike.
  • Tërshëra
    Lageni fytyrën dhe largoni pikat e zeza duke kombinuar një filxhan tërshërë të thatë me një lugë gjelle ujë. Shtoni ujë derisa përzierja të bëhet kremoze. Aplikojeni përgatitjen në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet. Lajeni më pas fytyrën me ujë të ngrohtë.
  • Kosi
    Bën hidratimin e duarve dhe thonjëve. Hedhni lëngun e një limoni në një filxhan kos dhe lëreni në frigorifer për disa orë dhe më pas masazhoni duart me këtë përzierje. Lëreni ashtu për 10-15 dhe pastrojeni me një letër të lagur./shendetisot.com