Studime dhe Hulumtime

Rrathët e zinj poshtë syve janë një fenomen që tregon lodhjen e një dite të gjatë pune tek shumë persona. Eleminimi i tyre është i mundur përmes mënyrave të ndryshme, po shpesh ka dhe raste që nuk duhet të shqetësoheni, pasi është diçka normale që nuk mund ta shmangni.

Arsyet se pse nuk mund ti shmangim këto rrathë të zinj  janë;

Është gjenetike
Njerëzit me një ton më të errët lëkure i kanë më të dukshëm rrathët e zinj poshtë syve, sipas dermatologes Annie Chiu. Sipas saj, është mirë përdorimi i vazhdueshëm i kremit kundër diellit.

Mosha
Me kalimin e viteve, pjesa e lëkurës poshtë syve fillon të dobësohet dhe si rrjedhojë krijon dy rrathë në formën e hijeve.

Enët e gjakut janë më të dukshme
Kur dobësohet lëkura e fytyrës, edhe enët e gjakut bëhen më të dukshme, si rrjedhojë rrathët e syve bëhen më të theksuar.

Alergjitë
Janë një nga shkaktarët e krijimit të rrathëve të zinj poshtë syve dhe në këtë rast gjëja më e mirë për t’u bërë është përdorimi i një ilaçi kundër alergjisë. Kjo do t’ju ndihmojë./shendetisot.com