Këshilla për moshën 45 +

 

Barku i fryer është një problem i përbashkët për shumë njerëz.  Në të shumtën e rasteve barku i fryer shfaqet si pasojë e kequshqyerjes ose ushqimit të tepërt, por në raste të caktuara ky fenomen është i pranishëm përherëshëm.

Në vazhdim janë paraqitur disa nga arsyet kresore që e shkaktojnë këtë problem dhe mëtodat si ta zgjedhni atë.

  • Nuk pini ujë mjaftueshëm
    Shumë probleme shëndetësore shfaqen për shkak se trupi nuk qëndron mjaftueshëm i hidratuar, e kjo zakonisht ndodh nëse pini shumë kafe dhe alkool. Kur trupi jonë privohet nga uji, ai fillon të përdor lëngjet tjera dhe kësisoj fryrja e stomakut shkaktohet nga mbajtja e lëngjeve. Për këtë arsye ju duhet të filloni të pini shumë ujë.
  • Kapsllëku
    Ndër problemet kryesore është edhe kapsllëku, që do të thotë se ju duhet të shtoni fibra në dietën tuaj. Mos hani bukë të bardhë, hani manaferra dhe pini shumë lëngje.
  • Hani shpejt
    Kur ushqimi është duke u gëlltitur, trupi fillon ta përpunoj atë më ngadalë dhe kështu mund të shfaqet edhe fryrja e barkut. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të hani ushqimin në copa të vogla për t’ju shmangur problemeve tjera shëndetësore.
  • Karbohidratet
    Shkaktar tjetër i fryrjes së barkut mund të jetë edhe ngrënia e tepërt e karbohidrateve dhe kjo mund të zgjidhet vetëm duke ngrënë ushqime që kanë pak karbohidrate.
  • Gjithashtu, zëvendësojeni sheqerin dhe alkoolin me pemë dhe perime.