Studime dhe Hulumtime

 

 

Gjumi ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e trupi tonë, të rriturve ju duhet gjashtë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, në mënyrë që të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Sasia e gjumit te persona të ndryshëm matet në varësi të gjeneve të tyre, pasi ka dhe njerëz që janë në gjendje të mirë edhe pse nuk flenë shumë. 

Mungesa e gjumit në trupin tonë shkakton rënien e funksionit njohës, truri nuk funksionon siç duhet nëse nuk ka marrë sasinë e mjaftueshme të gjumit. Pagjumësia është një fenomen që na bën të vuajmë nga rënia e memories, pamundësia për të mësuar, planifikuar dhe për të arsyetuar.

Një mungesë e gjumit mund të ketë efekte të ndryshme në performancën tonë, duke përfshirë të qenit në humor jo të mirë e deri tek një rrezik më i lartë i prekjes nga sëmundje të zemrës.

Mungesa e gjumit jo vetëm që ju lodh, por mund të ketë edhe efekte të rrezikshme. Gjumi i dobët mund të rrisë edhe shtypjen e gjakut, dhe gjithashtu të ndikojë që ju të merrni sulm në zemër.

Një tjetër gjë që mund ta përjetoni për shkak të mungesës së gjumit janë edhe halucinacionet. Mungesa e gjumit mund të çojë në halucinacione; të shohësh gjëra që në të vërtetë nuk janë aty.

Në raste të rralla, mungesa e gjumit mund të çojë në psikozë të përkohshme ose simptoma të cilat i ngjajnë skizofrenisë paranoide./shendetisot.com