Receta ushqimi

Sipas shumë dietologëve, mëngjesi është vakti ushqyes më i rëndësishëm i ditës. Por, nëse ju nuk keni kohë të mjaftueshme për të ngrënë mëngjes, atëherë ju duhet patjetër të pregaditur një nga pijet e mëposhtme në mënyrë që të mbani trupin tuaj në formë optimale gjatë tërë ditës.

 

  1. Pija nga energjitë e gjelbra
    Mbajeni energjinë në nivel gjatë tërë ditës me këtë pije:
    Përbërësit:
    – 2 gota spinaq organikë
    – 1/4 e gotës me boronica të ngrira
    Udhëzime:
    Vendosni të dy përbërësit në një blender dhe përzieni me shpejtësi të lartë. Shtoni ujë nsëe është e nevojshme.

– Boronica – përmbanë shumë vitamina dhe antikosidantë që përmirësojnë shëndetin kardiovaskularë, luftojnë kancerin dhe forcon funksionin e memories.
– Spinaqi – është i ngarkuar me shumë lëndë ushqyese të cilat janë vitale për funksionimin e trupit tuaj.  Spinaqi përmbanë fibra dietikë, proteina, vitaminë A, E, C ,K ,B6, thiaminë, riboflavin, folate, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe mangan.

 

 

  1. Pija që nxitë metabolizmin:
    Kjo pije do të ndihmojë në djegien e dhjamit përmes përshpejtimit të metabolzimit.
    Përbërësit:
    – 15 ml uthull e mollës organike
    – 1/2 e lugës së  çajit piper i kuq
    Udhëzime:
    Përzieni të dy përbërësit në një gotë me ujë të zier dhe pini shpejtë. Nëse shija është shumë e fortë, shtoni një lugë çaji mjaltë.

– Uthulla e mollës – ndikon në humbjen e peshës. Besohet se acidi acetic që  gjendet në këtë lëng e rritë aftësinë natyrale të trupit për të djegur dhjamin.
– Piperi i kuq – e nxitë metabolzimin tuaj deri në 25%.  Ai gjithashtu parandalon ndërtimin e pllakave në arteriet tuaja duke ju mbrojtur kështu nga sulmet e mundshme në tru apo zemër.

 

  1. Pija që ndihmon sistemin tretës
    Kjo pije përmiresonë sistemin tuaj tretës dhe trajton sëmundje të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë sistem.
    Përbërësit:
    – 15 ml uthull e mollës organike
    – 15 ml lëngë limoni
    – Pak xhenxhefil organik
    Udhëzime:
    Përzieni të gjithë përbërësit në një gotë të vogël dhe pini shpejtë. Pasojeni me një lugë çaji mjaltë për të mbetur me një shije më të mirë.

– Uthulla e mollës organike – ka aftësi që luftojë infeksionet në traktin tuaj tretës dhe gjithashtu të parandalojë kapsllëkun.
– Lëngu i limonit –  ka aftësi që të pastrojë mëlçinë dhe ti parandalojë ulçerat.
– Xhenxhefili – trajton dhimbjet e barkut, ndihmon tretjen dhe largon gazërat dhe parandalon inflamacionet e ndryshme. / shendetisot.com