“Elitaliana Spa” prezanton helikopterët për shëndetësinë në Kosovë
Në Ambasadën e Italisë në Kosovë është bërë prezantimi i shërbimeve të kompanisë italiane të helikopterëve, Elitaliana Spa.
Këta helikopterë klasifikohen për operacione primare dhe sekondare të luftimit.
Ambasadori i Italisë në Kosovë dhe përfaqësues të kompanisë kanë folur për rëndësinë e një helikopteri të tillë në Kosovë, ku thanë se më së shumti përfitojnë pacientët, të cilëve do të arrijnë me kohë që t’ua shpëtojnë jetën.
U tha se helikopterët kanë shumë më shumë përparësi se ambulancat, të cilat mund të jenë të zëna.
Përmes helikopterit arrijnë t’u ofrojnë ndihmë pacientëve edhe në vendin e ngjarjes, çka arrin të shpëtojë një jetë.