3 ditë pa sheqer për humbjen e dhjamin dhe përmirësimin e gjendjes shpirtërore
Çdo njeri herë pas here e ndjen nevojën për të konsumuar produkte të embla apo thjeshtë vetëm sheqer. Sidoqfotë, konsumimi i pakontrolluar i sheqerit mund të krijojë varësi dhe sëmundje të ndryshme.
Efektet e dëmshme të sheqerit:
- Lëkura – ndoshta një nga efetet anësore më të dukshme që vjen nga konsumimi i lartë i sheqerit është lëkura gri ose e zverdhur.
- Zemra – sa më shumë sheqer që konsumoni, aq më i lartë do të jetë rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare. Një hulumtim i realizuar nga “Internal Medicine” ka gjetur se sheqeri rritë nivelin e kolesterolit dhe kontribuon në dëmtimin e mëlçisë.
- Diabeti – konsumimi i lartë i sheqerit çon në rritjen e rrezikut të zhvillimit të rezistencës së insulinës apo diabetit të tipit 2. Një hulumtim i realizuar në Londër ka gjetur se pirja e rregullt e pijeve të gazuara mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 për 25%.
- Truri – glukoza shkakton depresion, çrregullime dhe dëmton kujesën.
- Kanceri – glukoza duke qenë një element pro-inflamatorë ushqen qelizat kancerogjene.
3 – ditë pa produkte të ëmbla:
Ndiqni këto udhëzime në mënyrë që të pastroni organizmin tuaj dhe të liroheni nga varësia e sheqerit. Është e rendësishme që pas kësaj periudhe 3 ditore të vazhdoni të shmangni sheqerin dhe ëmbëlsirat duke i zëvendësuar ato me fruta të freskëta ose me mjaltë dhe produkte të tjera natyrale.
- DITA 1 :
Mëngjesi: 1 gotë lëngë boronice, arra dhe sallatë.
Dreka: Kungull i zier me Karrota, Panxhar dhe Bajame
Darka: Peshk i pjekur, Brokoli dhe Këpurdha. - DITA 2:
Mëngjesi: 3 vezë të fërguara me spinaq
Dreka: Kungull i njomë i pjekur në skarë me Lakër të gjelbër, Karrota, Limon, Majdanoz, Uthull.
Darka: Supë, Oriz me këpurdha dhe domate, Perime. - DITA 3:
Mëngjesi: 3 vezë të ziera, arra dhe sallatë
Dreka: Kofshë e pjekur pule me rozmarinë, limon, qepë dhe ullinjë të zi
Darka: Supë, Makarona, Këpurdha, Selino, Karrota, Qepë.
Këshilla:
– Në vend të pijeve të gazuara, pini më shumë ujë dhe çaj të gjelbër.
– Ju mund të pini kafe gjithashtu, mirëpo vetëm me sasi të limituar të sheqerit./shendetisot.com