Këshilla për bebet

Të gjithë prindërit duhet të dinë se ajo cfarë i japin fëmijës për të konsumuar do të ndikoj drejtpërdrejt në nivelin e kalorive që ata marrin në ditë dhe peshës turpore. Shqetësimi primar i prindërve duhet të jetë reduktimi i kafeinës, sasia e kafeinës që gjendet në pijet energjike është e ndryshme ajo varion nga 130-200 miligram për kanace.

Temperaturat e larta gjatë verës kërkojnë edhe një kujdes prindëror më të vecantë për shkak se dhe rreziku i dehidratimit është më i lartë. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë që fëmijëve mos t’u mungojë asnjëher një shishe uji në çantën e shkollës. Ja cilat janë pijet e rekomandueshme dhe jo për fëmijët:

Pijet e rekomanduara për fëmijët:

  • Uji- mënyra më e mirë për tu hidratuar, shuan etjen dhe nuk përmban kalori, yndyrna apo sheqer.
  • Qumështi- element kyç në dietën e fëmijës, përmban proteina, vitamin D dhe kalcium.
  • Një got ujë i freskët, përzjer me një lugë gjelle koncentrat manaferrash apo boronica.
  • Një gotë ujë i freskët përzjer me një fetë portokall apo limon, krahas aromës së mirë ai ndihmon në pastrimin e organizmit.

Pijet që nuk rekomandohen për fëmijët:

  • Qumështi me cokollatë
  • Lëngjet e frutave (artificiale), sipas mjekëve të gjitha lëngjet e frutave të konservuara që shiten në market nuk janë gjë tjetër vecse ujë me sheqer.
  • Pijet me gaz, nuk kanë asnjë vlerë ushqyese dhe përmbajnë nivel të lartë kafeine dhe sheqeri. Ato konisderon si dëmtuesit kryesor të dhëmbëve për fëmijët.
  • Pijet sportive, nuk janë aspak të përshtatshme për një fëmijë dhe kanë përmbajtje të lartë sheqeri.

Pijet që duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar:

  • Lëngu i frutave (natyral) – edhe pse ju duket pak e pabesueshme, për mjekët është mëse e vërtet dhe një element që duhet të tregohet kujdes. Ekspertët shprehen se është mirë fëmija të kufizohet në 0.118litër lëng frutash në ditë. Pasi edhe pse ai formohet nga fruta natyrale, të shtrydhura në shtëpi, gjithsesi ai përmban nivel të lartë sheqeri natyral që mund të shtoj shumë shpejt nivelin e kalorive.