Sot arrijnë vaksinat që munguan tash e dy muaj
Institucionet shëndetësore primare në Kosovë tash dy muaj janë pa vaksina me ç’rast është çrregulluar programi i imunizimit të fëmijëve.
Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë vjen një lajm i mirë. Prej sot në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë do të arrijnë vaksinat që kanë munguar. Kontigjenti veq gjendet në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Valbon Krasniqi./KS