Perimet e familjes “brasika”, thënë shqip “kryqëzore”

Brokoli, rukola, lakrat, lulelakra, kolrabi, rrepa, lakra kineze, përmbajnë “sulfurafane” dhe “indole”, përbërës që ndalojnë rritjen e kancerit duke ndaluar “angiogjenezën” dhe duke shkatërruar drejtpërdrejt qelizat kanceroze.

Çaji jeshil!

Në sajë të katekinave, çaji jeshil ndihmon në ndaljen e infiltrimit të kancerit dhe angiogjenezës sërish.

Fruta dhe perime të pasura me antioksidues

Fruta me ngjyrë të kuqe dhe vishnje, perime me ngjyrë të gjelbër të theksuar ose aromë të fortë dhe kakao i pastër, janë ushqime që ndikojnë mrekullisht në ndaljen e rritjes së një kanceri!

Rrushi i kuq dhe vera

Resveratroli që gjendet gjithashtu edhe te kikirikat, është substanca që i bën këto ushqime të çmuara. Ndër të tjera ky përbërës pengon rritjen e enëve të vogla të gjakut!

Me pak fjalë, të mirat e natyrës janë bërë për të mirën e njeriut.