Pije kundër celulitit
Vera erdhi dhe celuliti është shqetësimi kryesor i femrave. Ju mund ta reduktoni me anë të një pije me qitro.
Ky frut përmirëson qarkullimin e gjakut; ndalon mbledhjen e ujit në trup dhe me këtë edhe krijimin e celulitit; përshpejton metabolizmin; largon helmet nga trupi; rregullon sheqerin në gjak.
Ja cilat janë përbërësit e nevojshëm për ta përgatitur këtë pije magjike:
• 1 qitro e madhe
• 2 portokaj
• ¼ limon
• 1 copë xhenxhefil
Përgatitja:
Pastroni të gjithë përbërësit, qërojini dhe hidhini në shtrydhësen e lëngjeve.
Lëngun e filtruar ruajeni në frigorifer.
Pijeni në mëngjes dhe mes vakteve.
Nëse nuk keni shtrydhëse frutash, përdorni atë të limonit dhe xhenxhefilin grijeni imët.