Aktualitete

Procedurat e suksesshme mundësojnë trasplantin e organeve tek personat me HIV-pozitiv, të cilët shpesh vuajnë dëmtime të organeve për shkak të virusit ose për shkak të trajtimeve për të luftuar atë.

Një mëlçi dhe një veshkë janë dhuruar nga një donator me HIV-pozitiv për dy pacientë që aktualisht jetojnë me virusin, bën të ditur mjekët nga spitali “Johns Hopkins Medicine” të cilët kryen transplantet. Të dy pacientët janë në gjendje të mirë dhe me organet e tyre të reja po funksionojnë si duhet.

“Për ata që jetojnë me HIV ky është një lajm shumë emocionuese,” tha Dorry Segev, drejtor i Grupit të Kërkimeve Epidemiologjike në Transplantin e Organeve në një konferencë për shtyp.

“Tani çdo donator me HIV-pozitiv paraqet mundësi për të shpëtuar jetë”, shpjegoi ai./indeks