Shkencëtarët e përmirësojnë vetëveten: “Buka e bardhë është më e shëndetshme se të gjitha bukët e tjera”
Tashmë prej 20 vjetësh shkencëtarët theksojnë që buka e bardhë është shkaktare që jemi të lodhur, që na fryhet stomaku, që jemi shëndoshur, që na dhemb koka.
E po, tani jo më, pasi është publikuar lajmi më i papritur i mundshëm që buka e bardhë jo vetëm që është demonizuar padrejtësisht, por është buka më e shëndetshme se të gjitha bukët e tjera.
Shkencëtarët e Shoqatës britanike të nutricionistëve (British Nutrition Foundation) thonë që buka e bardhë është burim i pasur i vitaminave dhe i minerale shumë të rëndësishme dhe që simptomat të cilat i cekëm më sipër nuk kanë kurrfarë lidhjeje me këtë artikull ushqimor.
Veç kësaj, në Britani të Madhe kohët e fundit po shënohet rritje drastike e numrit të njerëzve të shëndoshur (me peshë të tepërt trupore) edhe pse konsumimi i bukës është më i vogël se kurrë më parë, ka thënë autori i hulumtimit Eoin O’Connor.
Buka e bardhë padrejtësisht konsiderohet shkaktare e alergjive ndaj glutenit. Ajo është burim i rëndësishëm i përbërësve ushqimorë dhe nuk është fare e dëmshme.