Këshilla për moshën 45 +

 


Hipertensioni është një sëmundje shumë e përhapur në mbarë botën. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se 70 milionë të rritur vuajnë nga kjo gjendje. Ndërsa sipas studimeve të fundit rezulton se deri në vitin 2025 më shumë se 1.5 miliardë njerëz në të gjithë botën do të vuajnë nga kjo sëmundje.

Aktualisht, hipertensioni është shkaktari kryesorë i vdekjeve në botë. Kjo sëmundje është përgjegjëse për 50% të vdekjeve që vinë nga sëmundjet e zemrës apo goditjeve në tru si dhe është shkaktarë i drejtëpërdrejtë i sëmundjeve të veshkave.

Çfarë është hipertensioni?
Ky fenomen ndodhë kur forca e pompimit të gjakut nëpër arteriet tuaja është shumë e fortë.  Në periudha afatëshkurtëra hipertensioni paraqitet kryesisht si pasojë e stresit dhe nuk shkakton dëme, por në periudha afatëgjata ajo shkakton dëme të pariparueshme në zemër dhe tru.

Mosha, raca, pasha, dieta, zakonet dhe historia familjare luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e hipertensionit.

Disa shkaqe tjera të zhvillimit të hipertensionit përfshinë:
– problemet e veshkave
– defektet në enët e gjakut
– disa medikamente, të tilla si pilulat kundër shtatëzanisë, kundër ftohjes apo kundër dhimbjeve
– substancat ilegale të tilla si kokaina dhe amfetamina
– abuzimi me alkoolin   etj.

Me kalimin e kohës hipertensioni mund të shkaktojë:
– atak në zemër
– goditje në tru
– probleme me sy
– humbje të kujtesës

Shenjat paralajmëruese të hershme të hipertensionit:
Shpeshë herë, njerëzit që kanë tension të lartë, nuk arrinë ti vërejnë shenjat e kësaj sëmundje deri në një fazë të rëndë ose të rrezikshme për jetën e tyre.

Për fat të keq, shumica e njërëzve i ngatërrojnë simptomat e hipertensionit me procesin e plakjes. Këto simptoma përfshijnë:
– dhimbjet e gjoksit
– rrahjet e parregullta të zemrës
– humbjen e vizionit
– gumëzhimat e veshëve
– lodhjen

Tensioni i ultë i gjakut është i keq gjithashtu
Kjo sëmundje është më e rrallë por megjithatë është shumë e rrezikshme. Ajo me kalimin e kohës mund të dëmtojë trurin dhe organet tjera vitale që ju mbajnë në jetë.

Simptomat e tensionit të ultë të gjakut përfshijnë:
– marramendjen
– turbullimin e shikimit
– ndjenjen e vjelljes
– lëkurë të zbehtë
– lodhje
– depresion
– etje

Si ta menaxhoni tënsionin e lartë të gjakut?
Zakonisht trajtimi i kësaj sëmundje bëhet me medikamente të përshkruara nga mjeku. Sidoqoftë duke pasur parasysh se këto medikamente sjellin edhe efekte anësore, ne po ju propozojmë disa mënyra më të lehta dhe më natyrale për menaxhimin më të mirë të kësaj sëmundje.
Këshilla për menaxhimin e hipertensionit në mënyrë natyrale:
-Mundohuni që të merrni më shumë fibra, magnez, kalcium, kalium, acid folik dhe omega-3
-Shmangni sheqerin, yndyrat, kafeinen, alkoolin, duhanin, ushqimet që përbajnë sasi të larta të natriumit dhe pasivitetin fizik./shendetisot.com