Këshilla për moshën 45 +

Në ditët e sotme shumë njerëz përballen me sasi të larta të kimikateve në organizmin e tyre. Këto substanca të dëmshme janë të pranishme në ushqimin, në paisjet shtëpiake dhe madje edhe në ajër.

Përveq toksinave që ndodhen në mjedis, organet tona janë të mbushura edhe me toksina të brendshme të shkaktuara nga hormone e stresit, çregullimet emocionale, ankthi dhe emocionet negative të cilat të krijojnë radikale të lira dhe që e dëmtojnë shëndetin tonë.

Me gjitha këto ndodhi në trupin tuaj, ju mund ta gjeni vetën të lodhur dhe të fryrë.

Por, për fat të mirë, përdorimi i çajit të xhenxhefilit me limon mund ti luftojë këto efekte të padëshiruara fizike përmes:
– stimulimit të traktit tretës
– eleminimit të toksinave nga trupi
– reduktimit të alergjive
– rritjes së sistemit imunitarë
– rikthimit të energjisë
– përmirësimit të qarkullimit të gjakut
– stimulimit të gjëndrave të përshtymës dhe zorrëve.

Çaji në fjalë gjithashtu përfshinë edhe përfitmet e shumta që vinë nga kombinimi i limonit me ujë.


Ja si pregaditet:

Përbërësit:
– 5 cm rrënjë xhenxhefili
– 1 l ujë
– 30 ml lëngë limoni organikë
– 1 lugë mjaltë

Udhëzime:
– Preni imët rrënjët e xhenxhefilit dhe zieni në ujë për 20 minuta
– Shtoni lëngun e limonit
– Shtoni mjaltën për shije më të mirë (opsionale)

Përdorimi:
– Kjo pije mund të servohet e ngrohtë ose e ftohtë./shendetisot.com