Aktualitete

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka thënë se sektori i shëndetësisë në Kosovë nuk është edhe aq mirë, por jo ashtu siç po ekzagjerohet.

“Është koha e fundit që ne të punojmë bashkërisht Kuvendi, mediat dhe Qeveria të fillojmë të trajtojmë me realitet punën e mantelbardhëve. Ky trajtim jo i mirë, ka ardh deri te një mos besim tek puna e tyre”, ka thënë Rrahmani, duke marrë shumë pyetje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme.

Nga ministri Rrahmani u kërkuan sqarime edhe për lindjen e një nëne në korridorin e spitalit të Gjinekologjisë.

Sipas Rrahmanit në momentin që kanë marrë informatat kanë kontaktuar drejtorin e Spitalit dhe është krijuar një Komision disiplinor.

“Asnjë foshnje nuk ka rënë nga dora, por është e vërtetë se lindja ka ndodhë në korridor në prani të profesionistëve dhe nuk ka nevojë të spekulohet më shumë për këtë çështje”, tha ai.

Rrahmani është pyetur edhe për ordinancën e tij private në Gjilan për të cilën është thënë se ka konflikt interesi.

Rrahmani sqaroi se prej vitit 2008 nuk ka punuar më në atë ordinancë sepse nuk i është dhënë licenca.

Sipas tij ky rast është hulumtuar edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe gjithçka është sipas ligjit