Largoni përgjithmonë aknet me këto 3 produkte natyrale
Aknet në fytyrë janë ankthi i shumë adoleshentëve dhe të rinjëve. Edhe pse ekëzistojnë produkte dhe trajtime të ndryshme për eleminimin e tyre, shumë njerëz i refuzojnë ato për shkak të efekteve anësore.
Më poshtë i kemi paraqitur rezultatet e një studimi ku janë prezentuar 3 produkte natyrale të cilat në mënyrë shumë efektshme i largojnë aknet nga fytyra juaj.
- Lëng limoni: ashtu si uthulla e mollës, lëngu i limonit përmban acid. Ai përmban Laskorbik, një astringent natyror dhe antioksidant, thotë Dr. Jaliman. “Fërkojeni në akne me një top pambuku dhe lëreni gjatë gjithë natës”, sugjeron ajo.
- Hudhër: ka veti antiseptike dhe antibakteriale, të cilat mund t’ju ndihmojnë kur është fjala për eliminimin e akneve nga fytyra. Dr. Jaliman sugjeron të bëni një pastë me hudhër të grimcuar dhe ujë, duke e aplikuar direkt mbi akne, lajeni pas 5 minutash.
- E bardha e vezës: është një sekret i vjetër bukurie,” thotë Dr. Krant. “Proteinat dhe vitaminat që ndodhen në të bardhën e vezës ju ndihmojnë për të forcuar dhe nxjerrë vajrat nga lëkura, duke zvogëluar kështu inflamacionin.” Dr. Jaliman rekomandon të lyeni me të bardhë veze zonat ku keni akne dhe lerini 10 minuta para se t’i shpëlani me ujë.