Këshilla për moshën 45 +

 

 

Nëse ndonjëherë keni vizituar ndonjë studio të Yoga-s apo një librari me libra të reja, ju me siguri e keni vënë re se ato ambiente mbajnë një erë shumë të veçantë.

Kjo është për shkak se shumë nga këto vende përdorin rregullisht “smudging” – një traditë amerikane që e përdorë tymin e bimëve të shenjëta për të pastruar ajrin e dhomës.

Historia mijëra vjeçare e këtyre gjetheve tregon se kjo gjethe ka përballuar testin e kohës. Roli i saj i pakontestueshëm ka qenë prezent në kulutrën Romake, Indiane dhe të Karaibeve.

Këto gjethe përveq në kuzhinë, kanë gjetur përdorim të shpeshtë edhe si aromatikë, detergjentë, kremëra etj.

Përfitimet nga gjethja e dafines?
Tradicionalisht, këto gjethe janë përdorur si qetësues  dhe anti-inflamatorë. Kjo gjethe me anë të komponenteve të saj mund të ulë presionin e gjakut, të trajtojë pagjumësinë dhe stresin kronik, të ulë nivelin e kolesterolit të keq, të parandalojë gruët në veshka, të parandalojë shfaqjen e kancerit dhe leukemisë etj.

Si ta përdorni?
Natyrisht që juve asgjë nuk ju ndalon që gjethet e dafinës ti përdorni për të bërë çaj, vetëm kujdesuni që para konsumit ti largoni gjethet. Mirëpo, efekti qetësues dhe relaksues vie duke i djegur këto gjethe në një ambient me dritare të mbyllura. Thjeshtë vendosni gjethet në një letër alumini dhe djegni ato dhe prisni 10 minuta.
Pas 10 minutash pasi të hyni në zyrën apo dhomën tuaj ju do të vëreni se automatikisht mendja e juaj do të ndjehet më e përqendruar dhe muskujt tuaj më të relaksuar./shendetisot.com